73 vite pa At Vinçenc Prennushin

Nga Saimir Kadiu
Primati katolik i Shqiperise, “poeti i qytetit te Shkodres” (sipas Eqerem Çabejt) VINÇENC PRENNUSHI i mbylli syte, 73 vjet me pare, me 19 mars 1949 ne burgun e Durresit ne duart e Arshi Pipes…ne librin “Ftese ne Studio” (1990), Ismail Kadare pershkruan nje dialog “kozmik” me Lasgush Poradecin per Vinçenc Prennushin…
“Ne e denuam Vinçenc Prennushin me 80 vjet burg, kur ai ishte 76 vjec…” i drejtohet poeti yne i madh lirik Kadarese…
“Kush ne?” – iu pergjigj i habitur Ismaili…”ne nuk jemi as prokurore dhe as gjykates”
“Po… po… ne poetet…” vazhdoi Lasgushi…
“Ne nje vend te qyteteruar poetet mbajne pergjegjesi per gjithshka” …
Vinçenc Prennushi lindi ne Shkoder me 4 shtator 1885…
Klerik katolik, shkrimtar, poet, folklorist, historian, perkthyes i Dantes dhe filozof… i studjuar ne Tirol te Austrise…autori i “Visaret e Kombit, Kangë gegnishte” (1911) dhe shume veprave te tjera…
Më 1918 botoi “Fjala e Zotit” si dhe romancën në vargje “Grueja shqyptare”, e para vepër letrare e tij e botuar në shtypshkronjën françeskane.
Më 1919, botoi dhe shfaqi në Shkodër dramën “E tradhtuemja”, përshtatje në shqip të T. A. Rolando.
Në 1921, botoi përmbledhjen e njohur poetike: “Gjeth’ e Lule”, përmbledhje të cilën kritika e gjeti të bukur e delikate.
Më 1931 boton dramën me pesë akte “Prej robnije në liri”. Më 1939 poezitë “Kuq e Zi” dhe “Ushtari i vogël” i përzgjidhet në një antologji arsimore për shkollën e mesme.
Më 1941 i shkruan parathënien përkthimit të veprës së Manzonit, “Të fejuemt”, nga At Mark Harapi.
Në vitin 1933, përktheu e botoi romanin “Quo Vadis” (Ku po shkon?) të nobelistit polak Sienkievicz.
Në vitin 1939, përktheu dhe botoi romanin e Silvio Pelico-s “Burgjet e mia”.
Në vitin 1945, Enver Hoxha i kërkon një takim imzot Prenushit, i cili pranon të bisedojë me ish-diktatorin. Në atë takim mori pjesë edhe imzot Gaspër Thaçi. Tema e takimit ishte shkëputja e Kishës Katolike shqiptare nga Selia e Shenjtë dhe Papa. Të dy klerikët e refuzojnë këtë kërkesë dhe pasojat ishin të menjëhershme. Më datë 19 maj 1947, imzot Prennushi arrestohet.
Vinçenc Prennushi, nje nga shqiptaret me te kulturuar te gjenerates se tij, u denua ne nje proces kriminal ne vitin 1947 nga nje trupe gjykuese (ku me i shkolluari kishte arsim 7-vjecar ) …
“Krimi” i tij i vetem ishte mospranimi i shkeputjes se Kishes Katolike nga Vatikani…
Ai ishte pinjoll i nje familjeje qytetare shkodrane Prennushi, qe i dha Shqiperise pesë klerikë të njohur: Don Mati Prennushi, At Mati Prennushi OFM, Imzot Vinçenc Prennushi OFM, At Karlo Prennushi OFM dhe Don Kolec Prennushi. Të gjithë te studjuar Grac, Tirol dhe Linz në Austri.
“Simboli i të së kaluemës së Shqipënisë me të cilin ne mburremi”! Kështu do ta cilesonte Arshi Pipa Imzot Vinçenc Prenushin, në një ese të gjatë me titull, “Kujtime mbi Vinçenc Prenushin”…
U shpall “Martir i Demokracisë” më 8 maj 1993 në Durrës.
P.s: Foto u mor nga Arkivi i Shtetit.

SHKARKO APP