73 vjeçari masakron të shoqen me sopatë, 3 herë në prag të divorcit
Golem/ 73 vjeçari godet gjer në vdekje me sëpatë bashkëshorten 68 vjeçe. Zbardhet dinakima e ngjarjes. autori tradhtonte të shoqen por në polici akuzoi atë për tradhti
Një tjetër vrasje tronditi vendit, një tjetër zënkë mes një çifti të moshuar, përfundoi në tragjedi. “Gruaja e kishte mbushur kupën, ndaj e vrava. Më kishte tradhtuar gjithë jetën, e më bënte skena xhelozie. Nuk e duroja dot kur më kërkonte llogari. E bënte gjithmonë, e më erdhi në majë të hundës”. Kanë qenë këto arsyet pse 73 vjeçari, goditi gjerë në vdekje bashkëshorten e tij 68 vjeçe, të cilat i ka rrëfyer në polici. Krimi i regjistruar në orët e vona të mbrëmjes të së Dielës në Golem të Kavajës, ka nxjerrë në pah një histori tipike, të mosfunksionimit të një martese, e një tradhtie e cila kishte prekur dhe çiftin e moshuar. Familja Veliu figurojnë banues në Tiranë por për të pushuar në kët ditë të fundit të sezonit veror, ai së bashku me bashkëshorten, kishin shkuar për disa ditë në Golem, aty ku dhe kanë një banesë të tyrenin, të cilën e përdornin vetëm për pushimet e verës.
Veli dhe Shazivare Dervishi janë prindër të tre djemve, të cilët janë të martuar dhe jetojnë me familjet e tyre në Itali. Ndërsa dy të moshuarit prej disa vitesh jetonin vetëm. Njëri prej djemve ndodhej në Shqipëri këto ditë pasi kishte ardhur për pushime. Pasi goditi me një armë të ftohtë (sëpatë) dhe i shkaktoi vdekjen bashkëshortes së tij, shtetases Shazivare Dervishi, 68-vjeçe, Veliu ka marrë në telefon të birin ku dhe i tregoi mbi varsjen. “Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët që 73 vjeçari i ka thënë në telefon të birit, ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur.
Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në Polici dhe të vetëdorëzohej. Burimet thanë se kanë qenë të dy babë e bir, që janë paraqitur në Postën e Policisë së Golemit, duke rrëfyer atë çfarë kishte ndodhur. Ai ka deklaruar se veproi në gjaknxehtësi e sipër, pasi e shoqja i kishte kërkuar sqarime, llogari pse kishte qëndruar vonë jashtë. Në momentin kur forcat e rendit kanë shkuar në banesën e krimit nuk kanë pasur asgjë çfarë të bënin për 68-vjeçaren, e cila duket se ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga goditja me sëpatë.
Trupi i së ndjerës u dërgua në morg dhe u tërhoq nga familjarët. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, gruaja është qëlluar 3 herë në kokë me sëpatë. Çifti i të moshuarve jetonin në Tiranë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ndërsa shtëpia ku ndodhi krimi ndodhet pak metra larg rreth-rrotullimit të Golemit. Pas marrjes në pyetje të autorit të krimit, policia ka marrë edhe dëshminë e djalit të tyre, i cili ka deklaruar se prindërit e tij kishin patur një marrëdhënie të tendosur gjithë jetën.
Ndryshe nga sa ka deklaruar në polici vetë autori, se e vrau gruan pasi e kishte mbushur kupën, se ajo e kishte tradhëtuar dhe i kërkonte atij llogari, krejt e kundërta është e vërteta. Autori i krimit kishte gjithë jetën që e tradhëtonte të shoqen dhe për këtë arsye ata ziheshin shpesh. Madje mësohet se ata ishin ndarë disa herë për këtë fakt por kanë qenë djemtë që i kanë pajtuar dhe janë rikthyer bashkë.
NGJARJA
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50 në datën 28.08.2016, kur shtetasi Veli Dervishi sipas Policisë, kishte pirë disa gota raki, dhe më pas ka goditur gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend. Sapo ka kryer krimin, ai i ka telefonuar njërit prej djemve që jeton në Tiranë dhe i ka thënë se kishte vrarë nënën e tij. “Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët që 73 vjeçari i ka thënë në telefon të birit, ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në Polici dhe të vetëdorëzohej. Burimet thanë se kanë qenë të dy babë e bir, që janë paraqitur në Postën e Policisë së Golemit, duke rrëfyer atë çfarë kishte ndodhur.
FLASIN FQINJËT
Fqinjët e çiftit që tronditi Golemin kanë folur duke treguar se ata ishin njerëz të qetë dhe nuk njiheshin për probleme. “Ata vetëm për verë rrinin këtu, vetëm kaq kishim me ta, një mirmëngjesi, një mirëmbrëma. Nuk dinim që kishin konflikte, i shikonim që dilnin bashkë bënin xhiro në darkë. U trembëm se i shikonim gjithnjë bashkë, asnjë herë nuk i kishim parë të konfliktohen. Fëmijët e dimë që i kishin jashtë shtetit, një në Angli një në Itali, por edhe djali i vogël, që vinte i vizitonte prindërit, që jetonte në Tiranë. Njerëz pa probleme, njerëz të mirë”, kanë thënë ata.
KOHA JONË SONDAZH

