73 vjeçari ngacmon të miturën me probleme mendore
Aktualitet E Shtunë, 1 Maj 2021 15:23
Një 73 vjeçar me inicialet P.D., nga fshati Papër i Elbasanit do të ndiqet penalisht, me dyshimin se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur në fshat.
73 vjeçari hetohet për veprime të turpshme me një vajzë 15 vjeçare, e cila rezulton me probleme mendore.
E mitura i ka rrëfyer familjes ngacmimet e të moshuarit, që u kallëzua në polici. Tashmë 15 vjeçarja është nën kujdesin e psikologes në spitalin e Elbasanit, ndërsa policia ka nisur hetimet.
KOHA JONË SONDAZH

