73-vjeçari vritet me thikë. Policia tregon si ndodhi ngjarja
Një 73-vjeçar është nga Poliçani është vrarë me thikë. Viktima është Ramadan Çela 73-vjeç nga një fshat i Poliçanit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, ku H.Ç, 37-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, R.Ç, 77-vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.