73 vota pro për Komisionin e Dezinformimit
Aktualitet E Enjte, 11 Prill 2024 19:15
Deputetët kanë votuar me 73 vota pro për ngritjen e Komisionit të Dezinformimit, ndërsa 7 deputetë votuan kundër dhe asnjë nuk abstenoi, në seancën e sotme plenare. Komisioni i Dezinformimit do të mbikqyrë ndikimet e huaja malinje në mediat shqiptare apo financime nga vende jo mike në politikë dhe parti të ndryshme. Ngritja e këtij komisioni u propozua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.