75-vjeçari vrau gruan me sëpatë, arrestohet pas 22 ditësh
Policia e Kukësit, ndalon 75-vjeçarin, Adem Tale i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur më datën 04 prill në fshatin Borje.
”Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Adem Tale, 75-vjeç, banues në fshatin Borje. Më datën 04.04.2018, në orën 23:16, në fshatin Borje, shtetasi Adem Tale, dyshohet se për motive të dobëta, në banesë ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, Z.T, 68-vjeçe”,-thuhet në deklaratën e policisë.
75-vjeçari, baba i 6 fëmijëve, dyshohet se ishte fshehur në malet e zonës.
KOHA JONË SONDAZH

