75-vjetori i çlirimit të Elbasanit/ Braçe: Të ndalim luftën kundër heronjve të kombit

Elbasani përkujton sot 75 vjetorin e çlirimit të qytetit ku merr pjesë edhe zv kryeministri Erion Braçe.

Ndër mesazhet që Braçe ka thënë në fjalën e ti ishin: Të ndalim luftën kundër heronjve të kombit. Kush sulmon heronjtë sulmon kombin dhe njerëzit e tij. Mjaft luftës ndaj Mustafa Gjinishit që dha jetën për lirinë.

Çfarë u bëri Ptoleme Xhuvani që vendosi jetën e tij në themelet e antifashizmit. Pse është kaq e vështirë të nderohen heronjtë? Pse nuk janë sot këtu? Pse nuk i nderojnë heronjtë sot këtu? Heronjtë nuk i solla unë, nuk i solli as qeveria. Heronjtë i solli lufta dhe askush nuk e çbën dot këtë. Ata sot përçmojnë heronjtë e vënë sot në bulevardin e kombit. Sepse ata kane politikën e pushtetit me çdo kusht”.

SHKARKO APP