77-vjeçarja nga Fushë-Kruja shërohet nga koronavirusi
Prej disa kohësh vendi ynë është “nën ethet” e koronavirusit. Së fundmi një lajm i mirë raportohet nga vendi ynë.
E ditur është bërë se një 77-vjeçare nga Fushë-Kruja është shëruar nga koronavirusi. Këtë lajm e ka dhënë ministrja e ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Lajmin ajo e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Nënë Hikja nga nga Fushë-Kruja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka falenderuar mjekët për punën që po bëjnë.
Postimi i plotë:
Nënë Hike, 77 vjeçarja nga Fushë-Kruja, sot ka lënë e shëruar spitalin infektiv dhe është kthyer pranë familjes. Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 60% e të prekurve nga COVID19 janë shëruar. KrenarePërStafetMjekësore.
Kujtojmë këtu se thirrjet për të qëndruar në shtëpi në vendin tonë vazhdojnë. Thirrjet vazhdojnë edhe për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Më poshtë po sjellim edhe një video, ku 77-vjeçarja nga Fushë-Kruja thotë:
Faleminders të gjithë ju!