78 kundër shkarkimit të Nikollës, PDIU bashkon votat me PS

Votat për të konfirmuar në detyrë si kryeparlamentare Lindita Nikollën ishin mëse të mjaftueshme dhe kërkesa e demokratëve u rrëzua nga 78 deputetë, dy më shumë sesa njerëzit e mazhorancës prezentë në sallë.

Pro shkarkimit shkuan 3 vota, por vetëm dy deputetë të opozitës, Bylykbashi dhe Vasili rezultojnë të kenë marrë pjesë në votim. Qëndrimet janë publikisht kundër Nikollës.

Logjika e shifrave paraqet dy skenarë. Në rast se 76 deputetët e mazhorancës që ishin në sallë kanë qëndruar kompaktë në favor të kryeparlamentares, me ta janë bashkuar edhe 2 nga 3 deputetët e PDIU.

Opsioni tjetër është që kundër Nikollës të ketë shkuar edhe një votë nga shumica e majtë dhe në këtë rast ajo të ketë marrë mbështetjen e deputetëve të PDIU që votuan./A2cnn/

SHKARKO APP