8 Dhjetori, Kërpaçi: Boll më! Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për rininë

Nga Floida Kërpaçi

Sot është dita e Rinisë, por kjo e sotmja nuk është Shqipëria e Rinisë!!

8 Dhjetori 2019 përkon me Ditën Kombëtare të Rinisë. Të tillë e ka bërë kurajo, energjia dhe forca e ndryshimit të rinisë së viteve 90, të cilët mblodhën ëndrrat e tyre për një jetë më të mirë, duke i kthyer në një forcë për ndryshim.
Ndryshim që përmbysi komunizmin më të egër dhe nën moton e duam Shqipërinë si gjithë Europa, rinia e viteve 90 nisi tranzicionin e Shqipërisë dhe popullit tonë nga më i izoluari në botë drejt vlerave demokratike dhe ëndrrës së Integrimit në Europën e bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot ky 8 dhjetor na ka gjetur ndryshe, por më të bashkuar me njeri-tjetrin, të solidarizuar me shpirt e jo me propagandë për t’iu gjendur pranë familjeve të prekura nga tërmeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe sot, ky është misioni ynë, në këtë 8 dhjetor bashkë me të rinjtë do të jemi pranë atyre familjeve që kanë nevojë për ne, me përulësi e dashuri, pa kamera e show sepse asnjëri në këto momente nuk ka nevojë për tu ndjerë i përdorur!

Si e re e lindur pas ditës që e beri 8 dhjetorin ditën e rinisë, jam e bindur se ai brez nuk e mendonte kurrë se 29 vite më vone do ishim shumë larg realizimit të ëndrrës së tyre.

Ndaj dita e rinisë 2019 e gjen vendin tonë me malin më të madh të ëndrrave të shtypura të rinisë Shqiptare. Me morine e shanseve të mohuara, të mundësive të hequra padrejtësisht. Me papunësinë e rinisë në ritmet më të larta. Në nivelin e stresit dhe të ankthit për të ardhmen duke u rritur dita ditës.
Me edukim jo cilësor. Me rroga të ulëta deri në kufijtë e qesharakes dhe skllavërimit ndaj sistemit të antivlerave te kësaj qeveri.

Sot është dita e rinisë por kjo e sotmja nuk është Shqipëria e rinisë!

Kjo qeveri ka bërë ZERO PËR RININË! Boll më!
PUNA JONË E PERDITSHME DUHET TË FOKUSOHET VETEM TE ANGAZHIMI PËR TË OFRUAR SHANSE DHE MUNDËSI TË BARABARTA PËR TË RINJTË E PËR TË RIKTHYER SHPRESËN SE SHQIPËRIA ËSHTË SHTËPIA JONË??

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?