8 Dhjetori, Mal Berisha: Në sheshin “Skënderbej” dëgjova parullën e parë kundër sistemit
Kanë kaluar ekzaktësisht 30 vjet nga fillimi i revoltës së studentëve të Universitetit të Tiranës, që i hapi rrugën rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha, dhe më pas të diktaturës të krijuar prej tij. Ish-ambasadori në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha kujton atë ditë të shënuar, që ai cilëson si “një pikë kthesë në historinë e Shqipërisë”.
“Do të ndaja protagonistët e asaj dite në dy grupe, studentët e Universitetit të Tiranës që morën përsipër rrezikun kur kërkuan ndryshimin e regjimit, dhe grupi i mbështetësve që nuk ishin në Tiranë por edhe në rrethe. Atë ditë ndiqnim me sy dhe veshë të gjithë agjencitë që raportonin për atë që ndodhte. Jetoja në një periferi jo larg nga Tirana, që vuante shpirtërisht terrorin e Sigurimit të Shtetit në atë zonë, ku dhjetëra të rinj ishin të burgosur vetëm për lirin e ndërgjegjes. Nuk ishte e lehtë të ngrihej ndaj atij sistemi”, kujton Berisha.
Ambasadori tregon edhe për takimin e parë me Studentët e Dhjetorit, në një kryeqytet që po ndryshonte. “Në datë 12 dhjetor erdha në Tiranë tek studentët, isha në pjesën e turmës që mbështeste ato që quheshin si “djemtë e pardesyve të bardha”, Sali Berisha, Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Eduard Selami, Arben Imami dhe gjithë të tjerët që mbushën me entuziazëm dhe besim atë masë që u shpërnda në mënyrë të rrufeshëm në gjithë Shqipërinë. Kur zbritem në qendër, isha diku afër xhamisë, dëgjova një grup të rinjsh të shkalles e Pallatit të Kulturës që bërtisnin “Poshtë diktatura!”, ndoshta parulla e parë në atë lëvizje. Isha me vëllezërit Rita dhe Frederik Ndoci, dhe pikërisht ai me kujtohet se më tha, “Ju nuk na keni kuptuar, kënga ime ‘Libertà’ i kushtohej pikërisht një nate si kjo”, rrëfel Berisha për A2.