”8 ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi i shqiptarit: Ishte disi nervoze pasi kishte 12 vite…

Kaosi në kampin Al Hol në Siri prej forcave kurde tek ato qeveritare siriane, u shfrytëzua prej shumë grave dhe fëmijëve për t’u larguar. Të njëjtën gjë bëri edhe 20-vjeçarja shqiptare Eva Dumani. Pas 6 vite në ferrin Al Hol, Eva ia doli të kaloj gardhin rrethues të kampit, paraditen e datës 1 Shkurt. Tre ditë më pas me ndihmën e një zyrtari të inteligjencës siriane, me një makinë të bardhë Renault udhëtoi gjatës natës drejt pikës kufitare siriano-turke të Hatait.

Atje e priste daja i saj, Xhetan Ndregjoni. Ditët e para në liri Eva Dumani i kaloi në rajonin Adana në shtëpinë e Erven Kaya, kryetar i shoqatës të shqiptarëve në këtë qytet. Erven Kaya rrëfeu bisedat me Evën tashmë e lirë pas plot 12 vite vuajte në Siri. Eva i ka treguar se babai i saj, Shkëlzeni, i cili u vra disa javë pasi kishte mbërritur në Siri në vitin 2014, i kishte thënë asaj se bashku me vëllain Endrin do të shkonin për shëtitje, pa e ditur se ku po shkonin.

Në shtëpinë e tij thotë Erven, Eva pjesën më të madhe të kohës e kalonte me nënën e tij e merakosur se çfarë do të vendosnin autoritetet turke. ”Eva 8 ditë ka qëndruar tek ne. Eva kur erdhi ishte e çliruar se ndodhej mes shqiptarëve. Por prapë dukej se ishte disi nervoze pasi kishte 12 vite që nuk kishte parë nënën dhe familjen. Në atë kamp kishte shumë shqiptarë. Këtë kam marrë vesh prej saj”,-tha Kaya.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?