“8 janari, njollë e zezë në historinë e PD”, Roland Bejko: Berisha mori selinë, por jo partinë

Nënkryetari i PD-së zyrtare, Roland Bejko thotë se 8 janari i vitit 2022, do të mbetet një njollë e zezë në historinë e kësaj force politike. Për ABC News, Bejko u shpreh se Sali Berisha ka marrë selinë, por jo Partinë Demokratike. Po ashtu ai thekson edhe se Berisha e donte Partinë Demokratike për t’i bërë presion drejtësisë.

”Natyrisht, në historinë e Partisë Demokratike ka për të qenë një njollë e zezë, 8 janari i dy viteve më parë, njësoj si në vendet e pazhvilluara në Afrikë, u zhvillua një grusht institucional brenda së njëjtës parti, nga ata që pretendojnë se Shqipëria duhet të integrohet në Bashkimin Evropian. 

E donte Partinë Demokratike sepse ka identifikuar veten e tij me Partinë Demokratike, mendon se Partia Demokratike është ai, që e ka krijuar ai, që nuk është e vërtetë.

Partinë Demokratike e krijuan studentët. Ai e identifikon veten e tij me Partinë Demokratike dhe sipas tij, një parti që nuk mbron dot kryetarin e vet nuk meriton të ekzistojë. Ajo që përfitoi zoti Berisha nga kjo situatë, e pengoi Partinë Demokratike që të konkurrojë si një forcë e madhe dhe na futi në armiqësi”, theksoi ai.

SHKARKO APP