”8 mijë ushtarë amerikanë në Shqipëri”, ministrja Xhaçka tregon se çfarë do të ndodh në 2021

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë prezantimit të projektbuxhetit për mbrojtjen në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, tha se në vendin tonë, në 2021 do të organizohet një nga stërvitjet më të mëdha që janë zhvilluar ndonjëherë. Stërvitja “Defender-2021”, një stërvitje dypalëshe me SHBA, do të sjellë në vendin tonë 8 mijë trupa amerikane, që do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe në disa reparte të Forcave tona të Armatosura.

”Buxheti vijon rritjen si në vlerë nominale edhe si përqindje e PBB. Për vitin 2021, buxheti për mbrojtjen do të jetë 1.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP). Buxheti në përputhje me angazhimet në Samitin e Uellsit, 1.75% e PBB në 2022 dhe 1.85% e PBB në 2023. Pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia, ne po i përmbahemi angazhimit tonë. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.7 mld lekë më shumë ose 11.8% më i lartë se viti 2020. Buxheti mbështet shpenzimet për personelin, arsimimin, modernizimin, operacionet brenda e jashtë vendit. Rikthyem kompensimin e ushqimit për 4 mijë efektivë të FA, u hoq nga qeveria Berisha në 2013, pak ditë para dorëzimit të pushtetit. Modernizim i njësive luftuese si Forcat Speciale, Batalioni Komando, batalioni i dytë i këmbësorisë. Mbështesim stërvitjet e përbashkëta. Në 2021, Defender-2021, stërvitja dypalëshe me SHBA, më e madhja e zhvilluar në Shqipëri. 8 mijë trupa amerikanë do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe reparte të Forcave të Armatosura”,-tha Xhaçka.

SHKARKO APP