8 muajt që kanë ndryshuar përditshmërinë tonë

Urimet për ndërrimin e viteve, i bëmë në një kohë që Kina dhe Wuhani na dukeshin larg. Të gjithë kemi 8 muaj që po luftojmë në disa fronte. Por si ka ndryshuar individi dhe shoqëria, në këtë situatë? Çfarë na ka dhënë dhe çfarë na ka marrë Covid 19-ta? Kjo gjë ka prekur që nga plaku deri tek foshnja.

“Na marrë lirinë për të lëvizur. Kushedi ku do kishim shkuar tani, ndonjë udhëtimi nëpër këtë vjeshtën me ngjyra magjepsëse”,-shprehet një qytetar. “Më ka dhënë qetësinë, sepse e kam shtëpinë mbi tre lokale, ku nuk bëhet më zhurmë në orët e natës, që kur ka nisur pandemia”,-thot një tjetër. ”As na ka dhënë as na ka marrë, është një përvojë, jemi përshtatur, se ndaj jemi njerëz, jemi programuar të mbijetojmë”,-nënvizon një zonjë.

Individi është bërë më paranojak, ka më shumë frikë, është i dhënë pas ilaçeve. Bëjmë sikur nuk e shikojmë njëri tjetrin në rrugë, na duket tjetri i padobishëm, po bëjmë shumë gjëra, vetëm në emër të jetës. Familja, shkolla, spitali, shoqëria, argëtimi, nuk janë më si më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?