8 raste të reja me Covid-19 në Berat, mes tyre një mësuese dhe një efektiv policie. Ja si u infektuan

Sërish raste të reja me koronavirus në Berat. Mësohet se brenda 24 orëve të fundit janë zbuluar 8 raste të reja, duke e çuar në 16 numrin e rasteve aktive në Berat.

Njëri prej rasteve është një punonjës policie dhe një mësuese anglishte në një nga shkollat e Beratit. Të infektuarit me koronavirus janë 6 meshkuj dhe 2 femra, ata i përkasin moshave nga 32-87 vjeç dhe janë të gjithë kontakte të rasteve të mëparshëm.

Po ashtu bëhet e ditur se një çift të moshuarish, përkatësisht 87 dhe 86-vjeç janë infektuar nga fqinja e tyre, gruaja 45-vjeçare që rezultoi e prekur disa ditë më parë dhe u dërgua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Infektivit. Ndërkohë, 4 raste janë kontakte të të burgosurit në IEPV-në e Beratit, që u infektua gjatë qëndrimit 3-mujor në banesë për shkak të pandemisë.

Edhe punonjësi i policisë dhe mësuesja e anglishtes, testet e të cilëve rezultuan pozitivë me Covid-19 janë kontakte të rasteve të mëparshme.

SHKARKO APP