8 të arrestuar për shkelje të Kodit Rrugor
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar disa persona, në kuadër të planit të masave për rritjen e sigurisë. Gjatë aksionit të fundjavës, policia ka kryer një sërë kontrollesh në rrugë, ku 8 persona u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe 1 shtetas për drejtim automjeti pa leje drejtimi.
Si dhe janë ndëshkuar me masa administrative për OASH 40 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti pa vendosur rripin e sigurimit.
31 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
20 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti, me shpejtësi tej normave të lejuara.
2 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti në sens të kundërt me atë të lëvizjes. Policia Rrugore e Tiranës do vazhdojë të zbatojë me rigorozitet Kodin Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të Sigurisë Rrugore.

