80% e shqiptarëve nuk kanë lexuar asnjë libër, gjuhëtari Elezi rendit një sërë faktorësh

”Kush nuk e do librin nuk e di çfarë është libri. Kush e do librin nuk ka para për ta blerë atë”,-thotë gjuhëtari Mehmet Elezi, bazuar edhe në sondazhin e ditëve të fundit, ku rezulton se 80% e shqiptarëve nuk ka lexuar asnjë libër. Ai rendit një sërë arsyesh që e kanë larguar shqiptarin nga libri, por thekson edhe varësinë që ka brezi i ri ndaj celularit.

“Nuk është faji i shqiptarëve, por janë disa rrethana konkrete, është gjendja ekonomike në radhë të parë. Në panair çmimet e librave janë të rritura, edhe njerëzit seriozë nuk mund t’i blejnë, shto stresin, rinia po largohet. Ka një numër arsyesh që kanë larguar shqiptarin nga libri. Brezi i ri është në një lloj varësie nga celulari. Libri nuk e zëvendëson kurrë internetin”.

Ndërsa shumicën e përkthimeve të tanishme i quan punë me normë, ndërsa pak vlerëson për cilësinë dhe gjuhën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?