80-vjeçarja ulet në gjunjë gjatë protestës: S’lëviz edhe nëse…

Një e moshuar protestuese është ulur këmbëkryq në rrugën në krah të Bashkisë së Tiranës, përballë forcave të shumta të policisë dhe autobotit që shpërndau turmën duke hedhur ujë. Për mediat 80-vjeçarja është shprehur se ka dalë të protestojë kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe shpopullimit masiv, pasi siç tha fëmijët i ndodhen në emigrim.

”Erion Veliaj dhe Edi Rama hajdutët. Na kanë shit me ujë, na kanë shit gjithçka. S’ju vjen turp shteti. S’ju vjen turp Edi Ramës, Erion Veliajt me i bo këta fëmijë kështu, me bo nëna 80-vjeçare. Unë nuk luj vendit.

S’jam kam lëviz hiç edhe me ardh qikjo makinë qitu. Protestoj për ikjen e Edi Ramës dhe klikën e tij. Me hajdutë, kriminelë. Të poshtrit. E shiti Shqipërinë, fëmijët tanë janë në botë i këna mall me i pa. Çka me pas ma, tash me na qit dhe ujë me spec, me piper, gruas 80–vjeçare. Turp, turp, turp”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?