800 euro për vend pune në Austri, në kërkim kosovari që mashtroi lezhjanët

 

Ka edhe keshtu mashtruesish. U premtonte kontrata pune në Austri, pasi u merrte 800 euro përmes agjencive të transferimit të parave zhdukej.

Kjo është historia e një shtetasi nga Gjakova e Kosovës, emigrant në Zvicër i cili akuzohet se ka mashtruar 8 shtetas me banim në Lezhë. Policia e këtij qyteti informon sot se dje, 18 gusht 2015, ka nisur procedimi penal nga Sektori për Krimin Ekoniomiko-Financiar Lezhë dhe është shpallur në kërkim 42 vjeçari K. Gj

Shpallja në kërkim e tij u bë pasi, me datë 18.08.2015, ndaj këtij shtetasi kanë bërë kallzim 8-të shtetas me banim në Lezhë.

Sipas këtyre shtetasve në muajin Maj 2015, duke iu premtuar kontrata pune në Austri, me anë të mashtrimit, iu ka pervetësuar secilit nga 800 Euro, të dërguara në adresë të shtetasit K. Gj, nëpermjet agjensive të transferimit të parave” informon policia.

SHKARKO APP