800 xhihadistë po bëhen gati për të goditur Evropën

Rreth 800 militantë islamikë po bëhen gati që të kryejnë sulme terroriste në Europë dhe Britaninë e Madhe.

Shqetësimi është ngritur nga autoritet spanjolle.

Burimet spanjolle të anti-terrorizmit kanë zbuluar se al-Kaida dhe militantët e Shtetit Islamik që jetojnë në Evropë, po presin urdhrin e eprorëve të tyre për të filluar mizoritë në momentin e duhur, shkruan Indeksonline.

Mendohet se janë rreth 350 terroristë që janë rikthyer në Britani nga vendet e kontrolluara nga Shteti Islamik.

Një burim ka thënë se “këta njerëz nuk janë të trajnuar mirë, por janë të helmuar me ideologji dhe të gatshëm për të bërë çdo gjë.”

Lëvizjet e tyre po monitorohen nga autoritetet, por disa prej tyre janë zhdukur dhe janë jashtë kontrollit, kanë shprehur shqetësimin autoritetet spanjolle.

SHKARKO APP