82 apo 92? Gazetarët përplasen me policinë për të vrarët gjatë 2016-s

“Përplasje” mes policisë dhe gazetarëve për shifrat e të vrarëve gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Ndërsa specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Policinë e Shtetit, Agron Hysaj, bëri publikë se gjatë vitit 2016 kishin ndodhur 71 ngjarje me 82 viktima, gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj, e hodhi poshtë këtë duke deklaruar se sipas tij kanë ndodhur 81 ngjarje me 92 viktima.

E ndësa për specialistin Hysaj shifrat e tij ishin zyrtare dhe të pakontestueshme, gazetari Vezajt publikoi të gjitha komunikatat zyrtare mujore të Policisë së Shtetit, shuma e të cilave në fund rezulton edhe shifra e viktimave të dhënë prej tij. Ja dhe tabela:

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i ngjarjeve dhe numri i viktimave sipas muajve gjatë gjatë vitit 2016:

Swiss Digital Mobile Reklama

janar – 12 ngjarje, 14 viktima.

shkurt – 8 ngjarje, 10 viktima.

mars – 6 ngjarje, 6 viktima.

prill – 6 ngjarje, 6 viktima.

maj – 2 ngjarje, 2 viktima.

qershor – 3 ngjarje, 3 viktima.

korrik – 8 ngjarje, 12 viktima.

gusht – 7 ngjarje, 8 viktima.

shtator – 8 ngjarje, 8 viktima.

tetor – 8 ngjarje, 9 viktima.

nëntor – 7 ngjarje, 7 viktima.

dhjetor – 6 ngjarje, 8 viktima.

Gjithsej – 81 ngjarje, 92 viktima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?