82 përqind e pasurisë së krijuar në vitin 2017 shkoi në xhepat e 1 për qindshit

Më shumë se 8 dollarë për çdo 10 dollarë të pasurisë së krijuar vitin e kaluar u përfituan nga vetëm 1 përqind e njerëzve më të pasur. Këto janë të dhënat sipas një raporti të ri nga Oxfam International, i cili vlerëson se 50 përqind e popullsisë së varfër të botës nuk panë rritje të pasurisë.Oxfam thotë se trendi tregon se ekonomia globale është e anuar në favor të të pasurve, duke shpërblyer pasurinë ekzistuese në vend të punës.

“Bumi i miliarderëve nuk është një shenjë e një ekonomie të sukseshme, por një simptomë e një sistemi të dështuar ekonomik”, tha Winnie Byanyima, drejtore ekzekutive e Oxfam International.Kreu i grupit të përkrahjes argumentoi se njerëzit që “bëjnë rrobat tona, montojnë telefonat tanë dhe kultivojnë ushqimin” po shfrytëzohen për të pasuruar korporatat dhe super të pasurit.

Studimi, i publikuar përpara zhvillimit të Forumit Ekonomik Botëror në qytetin zvicerian të Davos, u prodhua duke përdorur të dhëna nga Libri i të Dhënave Mbi Pasurinë Botërore i kompanisë Credit Suisse. Raporti gjithashtu nxjerr në pah efektet e dëmshme të pabarazisë gjinore me të dhëna që tregojnë se ka më shumë meshkuj që zotërojnë toka, aksione dhe pasuri të tjera kapitale sesa gratë.Pabarazia në rritje ka qenë një temë e rëndësishme në Davos për vite me rradhë.Oxfam tha të hënën se është koha që elita botërore jo vetëm të flasi për pabarazinë, por të fillojë të veprojë.

“Është e vështirë për të gjetur një udhëheqës politik apo biznesi i cili nuk thotë se ata janë të shqetësuar për pabarazinë. Është edhe më e vështirë për të gjetur një që po bën diçka për këtë “, tha Byanyima. “Shumë prej tyre në mënyrë aktive e përkeqësojnë gjendjen duke ulur taksat dhe duke hequr të drejtat e punëtorëve”, shtoi ajo.Oxfam tha se qeveritë duhet të përqëndrohen në politikat që do të çonin drejt një shpërndarjeje më të drejtë të pasurisë dhe në përmirësimin e të drejtave të punëtorëve.

Disa nga politikat mund të përfshijnë futjen e një pagese me anë të cilës mund të jetohet, mbështetjen e sindikatave të punës dhe ndalimin e diskriminimit gjinor.Qeveritë gjithashtu duhet të ndalojnë shmangien e taksave dhe të vendosin kufizime mbi kthimet e aksionarëve dhe pagesën e ekzekutivit, tha Oxfam. Grupi argumenton se kompanitë nuk duhet të japin dividende për aksionarët nëse ata nuk i paguajnë punëtorët e tyre një pagë me anë të cilës mund të jetohet normalisht.Oxfam tha gjithashtu se politikat tatimore duhet të përdoren për të reduktuar pasuritë ekstreme.

/KTLA/

SHKARKO APP