FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bombardime të fuqishme mbi Teheran, ndërpritet energjia eletrike

Sulme të fuqishme janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin iranian, Teheran.

Ministria e Energjisë e Iranit u citua nga mediat shtetërore të thoshte se energjia elektrike u ndërpre në provincat e Teheranit dhe Alborzit pas sulmeve ndaj objekteve të energjisë elektrike.

Të dielën, Irani paralajmëroi për përshkallëzim pasi sulmet ajrore izraelite goditën disa universitete, përfshirë ato që Izraeli pretendoi se ishin përdorur për kërkime dhe zhvillim bërthamor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Garda Revolucionare e vendit paralajmëroi se Irani do t’i konsideronte universitetet izraelite dhe degët e universiteteve amerikane në rajon “objektiva legjitime” nëse nuk do t’i ofroheshin garanci sigurie për universitetet iraniane, sipas mediave shtetërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kolegjet amerikane, duke përfshirë universitetet Georgetown, New York dhe Northwestern, kanë kampuse në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të shtunën, zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se dhjetëra universitete dhe qendra kërkimore janë goditur, përfshirë Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Iranit dhe Universitetin e Teknologjisë të Isfahanit./ BBC

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?