
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.
Trupi gjykues ka vendosur dënimin e tij me 100 orë punë në interes publik.
Kristjan Shkreli u mor i pandehur nga SPAK, pasi dyshohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në vota në favor të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë.