85-vjetori i lindjes së Kadaresë, Margariti: Shkrimtar shqiptar dhe botëror, do ngelet gur themeli i kulturës shqiptare

Sot, shkrimtari ynë i mirënjohur Ismail Kadare mbush 85 vjeç.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, në konferencë të mbajtur për Kadarenë, deklaroi se ai është një shkrimtar shqiptar dhe botëror, e se do ngelet një gur themeli i kulturës shqiptare.

Elva Margariti: Kadare, një shkrimtar shqiptar dhe botëror. Ai është një figurë që inspiron. Megjithëse ne presim të fitojë Nobel, për ne shqiptarët, ai e ka fituar këtë çmim. Kadare do të ngelet një gur kilometrikë të kulturës sonë.  Ne të gjithë, Ismailin e njëhesojmë me atdheun. Jemi krenar që jetojmë në epokën e Kadaresë. Kadare arriti të nxjerrë letërsinë nga errësira.

Rektori i UT, Artan Hoxha: Universiteti i Tiranës e ka bërë pjesë të vetes Ismail Kadarenë. Vepra e Kadaresë është një vizion. Ne i jemi mirënjohës Kadaresë, për bërjen me dije të çështjes shqiptare në Ballkan, në Europë e më gjerë. Kadare i dha zë Shqipërisë. Qëndrimet e Kadaresë janë mesazhe emancipuese për popullin tonë.

SHKARKO APP