881 denoncime mbërrijnë në DPT – Tatimet: Janë trajtuar rreth 94% e tyre

881 denoncime kanë mbërritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve gjatë periudhës janar-tetor 2018. Të dhënat janë bërë publike nga DPT, sipas të cilës janë trajtuar nga strukturat e specializuara 825 prej tyre ose rreth 94%.

Ndërkohë, referuar të dhënave, numri i denoncimeve në ndjekje është 56. Tatimpagues të paregjistruar, moslëshim i kuponit tatimor, si dhe mosdeklarim i punonjësve kanë qenë edhe rastet (shkeljet) kryesore mbi të cilat janë bërë edhe denoncimet më të shpeshta.

Administrata Tatimore fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast abuzimi, përmes numrave të kontaktit të vënë në dispozicion, postës elektronike apo t’i drejtohen edhe Tatimpaguesit Dixhital.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?