”9 mandate në Vlorë”, Çuçi: Oferta e PD në këtë qark është Saliu i 97 dhe Bujari i 2005

Drejtuesi politik i PS-së për Vlorën, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me anëtarë dhe simptatizantë të PS në Rajonin 5 në Vlorë.

Çuçi tha se PS ka përballë në Vlorë Berishën dhe drejtuesin politik të PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj. Ai theksoi se ambicia e PS-së për qarkun Vlorë është për të marrë 9 mandate.

”Dy ofertat që ka Vlora sot. Oferta e kundërshtarit është Saliu i 97 dhe Bujari i 2005. Çfarë shprese mund t’u japin ata njerëzve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa ne kemi Edi Ramën dhe një ekip që përfaqëson gjithçka, një ekip që ka në mënyrë të balancuar çdo gjë, që nga mosha, profesionet, komunitetet, barazia gjinore etj. Mbi të gjitha një ekip tërësisht i rinovuar”, deklaroi Çuçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?