9 të kërkuarit e rrezikshëm të policisë që nuk janë arrestuar, njësia ”Fast” nuk po kap njeri

Kapja e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore e atyre të shpallur në kërkim ndërkombëtar vijon të jetë një shqetësim për Shqipërinë.

Fotot e tyre thjesht vijojnë të jenë të afishuara në rastin më të mirë e në atë më të keq nuk janë të publikuara sepse faqja e policisë së shtetit nuk punon. Behar Bajri është vetëm një i ekstraduar pas arrestimit në Francë.

Laert Haxhiu i prangosur në Greqi e Gramoz Rexhepi në Turqi janë dy të shumëkërkuar të tjerë për të cilët Shqipëria shpresat i ka varur tek suksesi i procedurave të ekstradimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngritja e njësisë ”Fast” me aq bujë në vitin 2019 thuajse nuk çoi asnjërin prej kësaj liste në pranga edhe pse krimet ndodhnin brenda territorit Shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?