90 klandestinë në jaht drejt Italisë, në pranga një shqiptar e një sirian

Policia italiane arrestoi dy persona pasi akuzohen se kanë transportuar në Itali mbi 90 klandestinë, me një jaht të vogël, në mënyrë të paligjshme.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një shtetas shqiptar Edvin Bllacaj, 37 vjeç, dhe një sirian 32 vjeç, Shafik Sahyouni. Dy ditë më parë ato kishin zbarkuar në brigjet italianë 90 emigrantë, ku mes tyre ishin 27 të mitur. Skafistët ishin nisur nga brigjet turke mbrëmjen e 29 korrikut, për të mbërritur më 2 gusht në Itali. Në bashkëpunim me disa klandestinë, policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy transportuesve, të cilët pas prangosjes u dërguan nga policia në një qeli të Crotone të Italisë, në pritje të gjyqit.

Skafistët për mos të rënë në sy, përdornin një jaht për transportin e klande   stinëve, me gjatësi prej 15 metrash. Klandestinët, kryesisht nga vendet e lindjes, janë dërguar në një qendër pritjeje, deri sa të bëhet regjistrimi i tyre.

SHKARKO APP