94 bashki kërkon PD-ja, Zeqaj: Propozimi jo i drejtë
Edhe pse u ngrit një Komision i posaçëm, harta e vendit nuk ndryshon. Ky ishte qëndrimi dhe raporti i socialistëve në Kuvend, i njëjti nga ai i fundit në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.
Deputeti socialist, Baftjar Zeqaj thotë se propozimi i Partisë Demokratike për 94 bashki nuk është i drejtë. Ai tha se bashkitë e vogla nuk gjenerojnë të ardhura dhe se duhet të jenë ekspertët ata që vendosin për ndarjen territoriale.
”Është absurditet që të bësh të gjitha bashkitë vetëm për të menduar se fiton. Kjo formulë nuk është e drejtë sepse mendoj se po të rritësh njësitë vendore PD ka shanse më shumë për të fituar. Këto nuk janë argumente për të sjellë një ndryshim të fuqishëm në Shqipëri. Përderisa edhe në komision është hedhur nga e djathta ideja që t’ja lëmë ekspertëve vendosjen për ndarjen territoriale, jam dakord që kjo ecuri ti mbetet ekspertëve të vendosin pse duhet të jenë kaq njësi. Kam shpresë që në të ardhmen të mos jetë politika që vendos. Bashkitë e vogla nuk performojnë, më shumë se 20 bashki të vogla nuk sigurojnë të ardhura. Edhe raporti jonë e ka të hapur këtë çështje, nuk ka thënë që 61 bashki dhe ka mbaruar, është i hapur për tu trajtuar në çdo moment”.