Presidenti Meta: Thellësisht mirënjohës Izraelit dhe ekspertëve të tij ushtarakë!
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në presidencë ekipin e ekspertëve izraelitë që ka ardhur në Shqipëri për të vlerësuar dëmet e banesave nga tërmeti.
Ekipet e Izraelit për emergjencat nga tërmeti vlerësohen si një nga më profesionalët në rang botëror. Gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri ata kanë parë nga afër banesat në Durrës dhe kanë dhënë rekomandime të vlefshme për ekspertët vendas.
Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shpreh mirënjohje për kontributin e Izraelit në përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.
“I nderuar të prisja sot ekipin izraelit që i erdhi në ndihmë qytetarëve tanë duke vlerësuar dhe këshilluar për shtëpitë dhe ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti. Thellësisht mirënjohës Izraelit dhe ekspertëve të tij ushtarakë! Shalom! ?????”,- shkruan kreu i shtetit.