A del Berisha nga banesa pas vendimit të Kushtetuese? E sqaron Manjani
Juristi Ylli Manjani, ka komentuar vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ankimimin e Sali Berishës. Gjykata vendosi ta pranojë pjesërisht kërkesën e Berishës duke shfuqizuar vendimin e GJKKO për masën ndalim i daljes jashtë vendit. ”Nuk del nga arresti. Duhet të ketë një gjykim të ri në GJKKO për të gjykuar edhe njëherë tërësinë e masave nën dritën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Edhe atje mund të jetë një gjykimi ngushtë, te pasaporta ose jo, ose mund të zgjerohet në varësi të logjikës propocionale dhe nevojshmërisë. A është vërtet e nevojshme një masë e tillë apo jo”,-tha Manjani tha në ”Euronews Albania”.