A do falen dritat nga qeveria? Kryeministri Rama ia thotë qartë qytetarit si do veprohet

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë ka prezantuar planin ekonomik sesi qeveria do të ndihmojë shtresat në nevojë, biznesin e vogël dhe sistemin shëndetësor në përballje me koronavirusin.

Rama i pyetur nga qytetarët në Facebook nëse do të falen dritat ua ka bërë të qartë se kjo nuk do ndodhë, por do të falen vetëm kamatvonesat.

Replika e plotë:

Komentuesi: Z. rama permend faljen e dritave dhe nk dol me te flasesh per dritat dhe ne populli mir do ishte da dim qe jan fal apo jo

Rama: dritat do paguhen qindarke per qindarke dhe kush nuk paguan nuk do kete drita, sepse nuk eshte bere deti kos, po jemi ne lufte dhe jane falur vetem kamatvonesat, po cdo kilovat qe harxhohet aktualisht do paguhet se s’ben! Perndryshe perfundojme ne nje grope qe as Coronavirusi nuk ka gjen dot qe ta kesh te qarte!

SHKARKO APP