A do japë dorëheqjen Lindita Nikolla? (VIDEO)
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla doli sot më shesh por u kthye sërish në zyrë pa komunikuar me studentët. Në një lidhje direkte për ”Ora News” ministrja u shpre se dalja e saj nuk ka qenë provokim, siç u konsiderua nga studentët por ”ka qenë vullnet dhe dëshirë dhe nënës Lindita Nikolla”. ”Pas kërkesave dhe parullave ”Lindita Nikolla” dil në bulevard u nisa të komunikoj, qoftë dhe për të qëndruar me të. Studentët refuzojnë të komunikojnë”, u shpreh Nikolla.
Ajo shtoi se studentët kanë gjithmonë të drejtë por duhet të diskutojnë. ”Të parashtrojnë gjithë kërkesat që ata kanë dhe jo duke i ndryshuar nga sot në ditën tjetër. Jemi të hapur të adresojmë e shifra e fakte deri në fund Në çdo orë të ditës dhe kur studentët të dëshirojnë. Unë i pres”, tha ajo.
E pyetur nëse ka menduar të japë dorëheqjen, ministrja u shpreh: ”Është gjëja më e kollajtë që ndodh me Lindita Nikollën dhe këdo por duhet të jetë në kushtet e papërgjegjshmërisë. Nuk është fundi i botës por Lindita Nikolla nuk ka bërë asnjë gabim”.

KOHA JONË SONDAZH

