A do mbyllen fasoneritë pas shtimit të infeksioneve? Rakacolli: Ka çeduar puna te…
Shpërthimi i Covid-19 në fasoneri, ka vënë në alarm shtetin dhe lidhur me këtë, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, thotë se subjektet që janë kapur në shkelje janë mbyllur sipas ligjit në fuqi.
“Nuk është fare i lartë, sepse 100 vatra aktive, do të thotë se këta persona janë të shpërndarë në formë vatrash. Kjo ka qenë gjëja jo e mirë e javës së kaluar, ku pati një numër të konsiderueshëm. E rrezikshme nuk quhet për komunitetin e madh, sepse qendrat e grumbulluara do të thotë se e ke më të vogël shpërndarjen e infeksioneve dhe gjurmimin e kontakteve e ke më të lehtë. Kjo është një tregues se nëse nuk zbatohen masat, mund të ndodhin edhe ato që ndodhën. Në bazë të ligjit, fasoneritë të cilat u evidentuan njerëz të sëmurë janë të mbyllura. Kontrolli do të jetë edhe më i madh. Do të ketë persona që do të ndjekin masat në terren”.
Pyetjes se a është menduar për mbylljen e fasonerive, zëvendësministrja u përgjigj si vijon “Komiteti i Ekspertëve nuk e ka gjykuar të ishte e nevojshme mbyllja. Në rast se zbatohen masat e rekomanduara, që kanë të bëjnë me distancimin dhe përdorimin e masave nuk ka problem. Ka çeduar tek pjesa e mospasjes së mjeteve mbrojtëse personale”.