A do ta marrë Pipero dozën e dytë të vaksinës Pfizer? Ja si përgjigjet Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një deklarate për mediat ka theksuar se me hapjen e rrugës për furnizimin me vaksina nga Pfizer, do të vazhdohet vaksinimi për 650 mjekët dhe infermierët që kanë marrë dozën e parë.

Prekja e Pëllumb Piperos nga Covid-19, edhe pse mori dozën e parë të vaksinës Pfizer ngriti shumë pikëpyetje, dhe sot teksa kryeministrit dhe mjekë morën dozën e dytë, ministrja Manastirliu është pyetur sesi do të veprohet me rastin e Piperos. ”Pipero është mirë me shëndet. Do të kemi shumë shpejt lajme nga mjekët që e ndjekin. Është gjendje e mirë. Doza e dytë për të do vendoset nga mjekët”.

Nga ana tjetër, Manastirliu tha se janë tre skenarë për këtë proces duke shtuar se me ardhjen e dozave të tjera do të nisë vaksinimi për të moshuarit. Lidhur me variantet e reja të Covid-19, ajo tha se nuk ka raste të identifikuara në Shqipëri dhe vazhdimisht dërgohen jashtë vendit mostra për verifikim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?