A do të hetohen kompanitë që u hapën, morën miliona euro dhe u mbyllen për 6 muaj?

 

CEZ po prodhon shume fakte dritheruese per parate e shqiptareve dhe del se disa persona VIP kane hapur aktivitetin dhe me pas i mbyllen sapo kane marre eurot nga CEZ. Këto kompani janë hapur dhe brenda një viti janë mbyllur sërish. Qëllimi ka qenë i qartë për mbledhjen e borxhit të “CEZ Shpërndarja” dhe pas kësaj kompanitë kanë mbyllur aktivitetin tregtar. Më konkretisht janë dhjetë kompani që kanë lidhur kontratë me ish-kompaninë “CEZ Shpërndarja”.

Të tre shoqëritë si: “CE2 Services” Sh.p.k, “CE2 Debt Management” Sh.p.k, “CE2 DEBT COLLECTION”, janw hapur në muajin Mars-Prrill të vitit 2012 dhe se më pas janë mbyllur në periudhën kohore 26 dhjetor 2013 dhe 27 maj 2013. Brenda një dite janë mbyllur dy kompanitë e njohura të mbledhjes së borxhit si “CE2 Services” Sh.p.k dhe “CE2 Debt Management” Sh.p.k. Një skemë e tillë është përdorur dhe nga tre kompani të tjera të cilat pasi kanë plaçkitur paratë e shqiptarë për llogari të “CEZ Shpërndarja” janë ç’regjistruar nga QKR duke u tërhequr nga aktiviteti tregtar.

A do te hetohen edhe keto apo vetem nje kompani paska bere pazare ne Shqiperi?!  Sa taksa e tarifa kane paguar shtetit apo i moren milionat e eurove e sot bejne sikur jane per zbatimin e ligjit duke sulmuar te tjeret? Kush jane keto me emra dhe pse nuk i jep Prokuroria? 

Nese fshihen pse drejtesia dhe vete Qeveria nuk i nxjerr keto me emra? Apo kane paguar nen dore dike?!

SHKARKO APP