A do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit? Ja përgjigja e Agron Dukës

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në studion e emisionit ‘Natë me Xhaxhiun’, ku ka folur lidhur me situatën aktuale politike në vend.

Duke folur në emision ai i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes nëse ai do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit, teksa u shpreh i prerë jo.

‘Nuk do të kandidoj më për Bashkinë Durrës’, tha Duka, ndërsa shtoi se ‘kushdo që kandidon e ka të vështirë me pushtetarët’ pasi sipas tij ata kanë pushtetin e krimit që kërcënon qytetarët, blen e vjedh votat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me punën e Vangjush Dakos gjatë këtij mandati, Duka u shpreh se e ka të vështirë të gjejë një vepër të mirë të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa ka sulmuar qeverinë për situatën në të cilën ndodhet vendi nga krimi, ai su shpreh se PAA është parti e pastër dhe e respektuar në shoqëri, ndërsa shtoi se kauza e kësaj partie nuk mund të zbarohet me këtë maxhorancë.

Duka u shpreh se me këtë qeveri nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. /FaxWeb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?