A do të kemi një mbyllje të dytë për shkak të Covid? Rama: Kini besim!

Frika e një mbyllje të dytë për shkak të pandemisë duket se është prezente te bizneset e goditura rëndë ekonomikisht nga mbyllja e parë.

Në rubrikën “Pyet Kryeministrin”, shefi i qeverisë Edi Rama duke ju përgjigjur këtij shqetësimi të adresuar nga pronarja e një biznesi të vogël në Elbasan apeloi edhe njëherë qytetarët që të respektojnë të gjitha rregullat kundër Covid, pasi siç thotë ai, vetëm duke bërë secili prej nesh detyrën që i takon, mund të dalim fitimtarë nga kjo emergjencë shëndetësore,

Rama: Jam shumë dakord me ty, një mbyllje e dytë do të ishte e rëndë, jo fatale. Fatale jo se e pamë sado keq të goditemi, siç na ndodhi me tërmetin e  u duk që do ishte fatale dhe për mijëra familje që humbën shtëpitë nuk do kishte më rikthim në shtëpi për kushedi sa vite të tëra, dhe siç u duk kur u mbyllëm kur për mijëra njerëz që humbën vendin e punës u duk fatale, e vërteta tregon çdo ditë se do të rimëkëmbemi, shtëpitë opo ndërtohen, shkollat dhe qendrat shëndetëosre po ndërtohen, gjithçka që humbëm po rikthehet me durim dhe kohën e nevojshme dhe po rikthehet më mirë dhe bukur dhe me shumë qëndrueshmëri. Për idenë e mbylljes ju them të gjithëve, ju lutem bëni detyrën, mbani distancvën, mbani maskën në mjedise të mbyllura, mos luani me zjarrin se gjithëkush ka detyrën të bëjë gjithçka dhe nëse të gjithë bëjnë detyrën nuk do të kemi nevojë të mbyllemi, largqoftë, përsëri. Kini besim, kurajo dhe vendosmëri. Ne do t’ja dalim dhe më e mira është përpara.

SHKARKO APP