A do të kemi sërish lirim të masave në ditët në vazhdim, ja çfarë thotë ministria e Shëndetësisë

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini foli sot edhe për masat e ndërmarra kundër COVID19 në Shqipëri dhe si do të procedohet në ditët në vijim. Tomini tha se Epidemia në Shqipëri ka qenë një epidemi e butë dhe se në ditët në vijim do të shihet nëse do të kemi lëshime të mëtejshme.

“Epidemia në Shqipëri ka qenë një epidemi e butë, në kuadrin e të dhënave epidemiologjike, sistemit shëndetësor, dhe elementët mbështetës. Masat e marra në kohë dhe angazhimi maksimal ka treguar që kjo epidemi është një epidemi e butë. Po ndjekim të njëjtën strategji kundrejt masave të marra dhe ndërkohë edhe lëshimit në proces në javët në vazhdim”,- u shpreh Tomini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?