A do të ketë protestues sot para parlamentit siç lajmëroi Berisha?

Sali Berisha, lideri demokrat, bëri thirrje mbrëmë që këtë hënë në orën që fillon punimet parlamentit pasdite do të vijnë protestues nga zona e Thumanës dhe Fushëkrujës.  Ata do të protestojnë kundër bllokimit të aksit Kashar-Thumanë që nuk i lejon të futen në autostradë, sipas tyre. Deri tani ka patur protesta të dhunshme në këtë aks kombëtar, por sot pritet që të shpërngulen para parlamentit.

Berisha ka kërkuar që edhe protestues të Tiranës t’iu bashkëngjiten atyre të Thumanë-Fushëkrujë.

Mbetet të shikohet sa veta do të jenë para parlamentit.

SHKARKO APP