A do të mbyllet Shqipëria? Drejtoresha e ISHP-së: S’e parashikojmë dot, mund të ndodhë gjithçka

Duke parë që gjatë gjithë muajit tetor, shifrat nga Covid-19 po dalin më të lartat që nga muaji 9 mars kur në vend u kap dhe rasti i parë, drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka folur rreth mundësisë për tu kthyer sërish në karantinë.

“Kjo është një sëmundje që ka një dinamikë që smund të bësh parashikime që të na thotë ç’do të ndodhë nesër. Duke pasur një rritje të numrit të infeksioneve, ne mund të themi që masat që kemi marrë po të zbatohen rigorozisht, kjo do të na lejojë që të kapërcejmë këtë moment shumë më mirë. Nëse do dekurajohemi nga vështirësia në të cilën na vuri pandemia, do të jetë shumë e vështirë. Askush nga ne nuk dëshiron një mbyllje. Dua të sjell në vëmendje një fakt. Të gjithë punëdhënësit që kanë mundësi t’i lënë punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia, ta bëjnë këtë gjë. Të mbajmë maska të ruajmë distancimin dhe të shkojmë te mjeku në rast se kemi shenja. Kjo do të na bëjë të jemi më të aftë që të kufizojmë sa më pak”,-tha ajo në ”Report Tv”.

SHKARKO APP