A do t’i hapë Shqipëria negociatat me BE?
Nga Lavdrim Lita/Sot në Bruksel u mbajt takimi i radhës i Këshillit të Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së, ku u diskutua mbi arritjet dhe progresin e vendit tonë gjatë këtij viti në kuadër të përmbushjes së 5 prioriteteve për integrimin. Ky është takimi i fundit përpara miratimit të raportit të progresit të Shqipërisë për 2016 dhe prania e kryeministrit Edi Rama në zyrat e Komisionit Europian në Bruksel ishte për të kërkuar çeljen e negociatave të kapitujve të antarësimit. Përgjigjia e shefes si diplomacisë së BE, Federica Mogherini ishte se politika shqiptare duhet të implementojë reformat që miraton në parlament dhe se kërkohet prova të vullnetit për të goditur kokat e kriminit të organizuar dhe korrupsionit.
KOHA JONË SONDAZH

