A doni të hyni në HISTORI zoti Altin Dumani? Hetoni ndërtesat e larta, kullat dhe resortet turistike!

SPAK ka krijuar besim në popull, SPAK mbetet institucioni më i votuar, SPAK ka shkundur krimin e korrupsionin.

SPAK ka arrestuar të paprekshmit.

SPAK ka frikësuar grupet e fuqishme kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

SPAK po fut kulturën e ligjit me forcën e prangave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por SPAK dhe zoti Dumani nëse duan të mbeten në HISTORI, duhet të hetojnë çdo kullë e ndertesë të lartë, sidomos në Tiranë. Çdo resort të madh turistik.

Sepse në shumicën e tyre do të gjejnë paratë e politikës dhe mafies.

Qindra milionë euro që lëvizin me çanta, pagesa që bëhen nën dorë për ti pastruar, fatura e detyrime fiskale që i fshihen buxhetit të shtetit.

Si rregull duhet vepra penale që të shkohet te personat, por rasti i prokurorit Ols Dado që e filloi nga personi për të gjetur vepra penale, tashmë është një precedent penal që mund të vazhdohet për kullat.

Pra fillon hetimin e kullës dhe gjen patjetër vepra penale, pra para me thasë që pastrohen.

Ndonëse SPAK është deri në grykë me punë, por pas gjithë kësaj pune titanike që ka bërë, nëse fillon hetimin e çdo kulle, kush janë pronarët e ligjshëm dhe ata që sjellin paratë cash, nëse heton se si mund të ndërtohet fjala vjen një kullë me dhjetra kate që kushton mbi 20 apo 30 milionë euro me vetëm 1 milionë euro të marra kredi sa për fasadë; nëse hetohet se kush merr përherë lejet e ndërtimit; nëse fillon arrestimet e mafies së këtyre kullave, do të dalin fijet se janë bashkë politikanë, qeveritarë, mediatikë, mafiozë në shumicën e këtyre rastëve.

Dhe kështu SPAK hyn në histori se pastron Shqipërinë nga mafia e madhe.

Këtë shans historik e keni ju zoti Dumani!

Njëherë të vjen historia në dorë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?