“A durohen më edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite?” Basha ngre këmbë turmën në Librazhd: Votoni për ndryshimin!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët dhe simpatizantët. Në fjalën përshëndetëse, Basha falënderoi për mbështetjen dhe tha se etja për ndryshim shihet tek dështimi i këtyre 8 viteve që shndërruan Librazhdin në një shkretëtirë ku çdo pasuri publike është në duart e vetëm 5 njerëzve të pushtetit dhe librazhdiotët u braktisën në varfëri, në mjerim, në papunësi.

Basha thirrje socialistëve të Librazhdit që të votojnë ndryshimin dhe një qeverisje më të mirë. “Juve nuk ju lidh asgjë me hajdutët. Ndoshta u besuat premtimeve boshe. Bashkohuni me ndryshimin!”,- tha kreu i PD.

Basha shtoi se këto tetë vite qeveria “Rama” ka shkatërruar Librazhin dhe gjithë vendin. “25 prilli nuk është dita e politikanëve, por dita e qytetarëve. Këto 8 vite e shndërruan Librazhdin në shkretëtirë. Kudo ndihet etja për ndryshim. Këtu edhe më shumë”,- u shpreh kreu i PD.

SHKARKO APP