A është Gjermania pas idesë së qeverisjes PS-PD apo oligarkët shqiptarë?
Edi Rama ka bërë ftesë publike Lulzim Bashës për bashkëqeverisje. I tha troç dhe pa asnjë hezitim: hajde të bashkëqeverisim!
Nga ana tjetër Lulzim Basha mbetet stoik i premtimit para elektoral se nuk “bashkëqeveris me Edi Ramën” dhe po kerkon si PD hetimin dhe rivotim.
Ndërkohë situata po ndizet politikisht. LSI ka fakte se dy mandate ia kanë marrë në Berat dhe Durrës. Dhe jo vetëm!
Nuk dihet se si do vendos Kolegji Zgjedhor por situata nuk duket e qetë.
Ndaj Edi Rama nuk do telashe dhe ka hedhur topin me mjalte në oborrin e PD.
Nëpër korridoret e PD thonë nën zë se pas kësaj ideje për bashkëqeverisje mbetet kryesisht Gjermania.
Sikurse ka analistë në Shqipëri që thonë se kjo është skemë e oligarkëve vendas.
KOHA JONË SONDAZH

