FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria, kryeson vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të gatishmërisë për të luftuar për vendin në mesin e anëtarëve të NATO-s. Sondazhi i publikuar nga Instituti Amerikan “Foreign Policy Research” fakton se 69 për qind e shqiptarëve do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre.

Shqipëria është në vendin e dytë pas Turqisë (88 për qind), dhe përpara vendeve si Suedia, Finlanda dhe Mali i Zi.  5 vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre janë Turqia (88 për qind), Shqipëria (69 për qind), Suedia (66 për qind), Finlanda (64 për qind) dhe Mali i Zi (63 për qind).

Po ashtu ndër 10 vendet e para janë Greqia (gjithashtu 63 për qind), Norvegjia (61 për qind), Lituania (52 për qind), Polonia dhe Sllovenia (të dyja 49 për qind). Vndet me përqindjet më të ulëta të qytetarëve të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre në NATO janë Italia, Sllovakia (të dyja 25 për qind), Gjermania (27 për qind), Holanda (30 për qind), Hungaria dhe Republika Çeke (të dyja 33 për qind).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?