A është i vertetë ky dokument për përgjimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese?

Sonte në emisionin e gazetarit të njohur Çim Peka në Syri.tv, u publikua një dokument ku prokurori i SPAK, Klodian Braho ka firmosur përgjimin e gjykatës Kushtetuese.

Ja dokumenti i publikuar:

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas publikimit duhet që SPAK të prononcohet në lidhje me këtë dokument të publikuar, aq me tepër që dokumenti është pa vulë institucioni. Dhe nëse PO, mbi çfarë bazash ligjore? Pra a ka një proces penal nga ku buron përgjimi apo nga përgjimi synohet të shkohet në procedim penal?

Dhe ngjitur me këtë, si ka mundësi që rrjedhin dokumenta të tillë sekret që i kanë pak veta brenda institucionit?

Në dokumentin e prokurorit të SPAK, Klodian Braho thuhet se edhe pse ligji dhe rregullorja e detyron Gjykatën Kushtetuese që brenda 30 ditësh nga dhënia e vendimit duhet që të zbardhet edhe vendimi arsyetuar, kjo nuk ka ndodhur dhe afati është tejkaluar. Në këtë periudhë SPAK thotë se ka marrë të dhëna se persona të caktuar pranë biznesmenit po ndikonin te anëtarë të caktuar të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që pavarësisht se kërkesa ishte rrëzuar, arsyetimi të ishte sa më në favor të tyre.

“Gjatë kësaj periudhe, në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, ka informacione dhe ekzistojnë të dhëna se nga persona të interesuar për të favorizuar shtetasin Pëllumb Gjoka, por edhe persona të tjerë që kanë interesa të ngjashme, por kryejnë veprime për të ndikuar te anëtarë të caktuar të Gjykatës Kushtetuese, për t’i favorizuar ata në mënyrën e arsyetimit të vendimit gjyqësor të mësipërm.

Sipas informacioneve, edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës, palët e interesuara po kërkojnë që të ndikojnë tek gjyqtarë të caktuar për të bërë të mundur arsyetimin e vendimit në formën më të favorshme për kërkuesin Pëllumb Gjoka, me qëllim për të kushtëzuar apo realivizuar përdorimin e provave nga Sky ECC në procesin gjyqësor” – thuhet në letrën e prokurorit të SPAK.

Madje për Prokurorinë e Posaçme ka edhe një anëtar të piketuar.

“Ekzistojnë të dhëna se personat e interesuar mundet të kenë ushtruar ndikim te gjyqtari Gent Ibrahimi, me qëllim për të realizuar qëllimin e tyre në mënyrën e formulimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar, kundrejt ofrimit apo premtimit të përfitimeve të parregullta” – thuhet në dokument.

E megjithatë mundet që ky hetim nga SPAK ti ketë “kthjelluar” anëtarët e gjykatës kushtetuese se duhet të jenë korrekt me ligjin! Prangat sjellin esëll çdo zyrtar të lartë! Se po përflitet se ka shumë të paraburgosur zyrtarë, në disa raste edhe nën nxitim, porse në shtet ka hyrë frika që po kthehet në edukatë se nuk mund të prekësh buxhetin e shtetit pasi janë paratë e taksapaguesve.

Frika ruan vreshtin-thotë një fjalë e urtë popullore. E në këtë rast “prangat të bëjnë të edukohesh me ligjin”.

Sidoqoftë për hir të tranparencës së zakonshme të SPAK-ut, ka nevojë që ky rast të sqarohet për publikun.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?