A është ky grabitësi-polic i taksistit që po e kërkon policia?
Punonjësi i policisë Eduart Budini është grabitësi i taksistit në Tiranë.
Nga profili i tij në Facebook gjen disa foto ku ai shihet me uniformë policie. Po kështu ka edhe foto me uniformë ushtarake gjatë shërbimit në repartin e Zall Herit në Tiranë.
Video e grabitjes së taksistit u publikua sot nga policia, e cila kërkonte ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.
Pak orë pasi video u bë virale lexuesit online bënë identifikimin e grabitësit. Ai është punonjës policie në repartin e FNSH-së në Dragot të Këlcyrës, ndërkohë që mësohet se policia e Gjirokastrës ka bërë shoqërimin e tij.





KOHA JONË SONDAZH

